Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 27.02.2026 – 05.03.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e dyzet e dy (1742) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i gjashtë (6) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar dyzet (40) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar njëzet e tetë (28) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëdhjetë e pesë (65) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

