Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.08.2024 – 31.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar shtatëmijë e dyqind e katërmbëdhjetë (7214) gjoba.
Disa nga gjobat janë shqiptuar për:
• Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar tremijë e pesëqind e dymbëdhjetë (3512) gjoba,
• Mos respektimi i këmbësorëve pesëdhjetë e një (51) gjoba,
• Rripi i sigurisë dyqind e nëntëdhjetë e katër (294) gjoba,
• Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar njëzet e gjashtë (26) gjoba,
• Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit njëqind e gjashtëdhjetë e tri (163) gjoba,
• Drejtimi i mjetit pa patentë shofer nëntëdhjetë e tetë (98) gjoba,
• Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit tetëdhjetë e një (81) gjoba,
• Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër njëqind e tridhjetë e tetë (138) gjoba,
• Drejtimi i motoçikletës pa helmet dyzet e një (41) gjoba,
• Janë përjashtuar nga trafiku dhe konfiskuar gjashtëmbëdhjetë (16) motoçikleta,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (62) ngasës
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.