Policia maqedonase ka rrethuar zyrën e Besa Transit, kompanisë së autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës.
Nga aksidenti humbën jetën 45 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, raporton Indeksonline.
Zyra e Besa Transit është mbyllur, ku së shpejti pritet të mbërrijë përfaqësuesi i tyre.
Sipas informacioneve të BTV-së nga Shkupi, kompania e autobusëve është në pronësi të shqiptarëve.
Në vendngjarje është dërguar edhe një hetues.
Para zyres janë mbledhur edhe të afërm të viktimave.