18:03 – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë KTV-së se ende nuk është gjetur asgjë, por që në këtë pjesë të lumit, afër një kilometër prej vendit të aksidentit, rreth urës, ka dyshime të forta që mund të gjendet edhe trupi tjetër i policit.
Ai ka thënë se mediat nuk lejohen të afrohen më shumë për shkak të sigurisë.