Tre laboratorë droge janë shkatërruar nga Policia e Kosovës në veri të dielën, si dhe dy persona janë arrestuar.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës e cila ka treguar se shkatërrimi i laboratorëve është bërë në kuadër të operacionit “Shpata”.
“Zbulohen tre laboratorë, arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë siç jeni njoftuar më herët, sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, ka realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore.
Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizur në tri (3) lokacione.
Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratore me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.
Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojn dy (2) persona të dyshuar meshkuj serb, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren ne bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi.