Policia e Kosovës njofton se gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe 23 aksidente me të lënduar.
Policia njofton se poashtu se janë regjistruar 30 aksidente trafiku me dëme materiale.
Në raportin ditor, njoftohet se policia ka shqiptuar 1 mijë e 196 tiketa trafiku ndërsa janë gjobitur edhe 873 qytetarë për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
Policia brenda 24 orëshit arrestoi 21 persona dhe dërgoi 12 në mbajtje.
Kurse, 2 persona janë në vuajte të dënimit.