1 mijë e 535 tiketa trafiku janë shqiptuar për 24 orë nga Policia e Kosovës për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Gjatë të njëjtës periudhë janë arrestuar 22 person, nga të cilët 17 janë dërguar në mbajtje.
Tutje, në raport të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 35 aksidente me dëme material, ku 23 nga ta kanë pasur edhe persona të lënduar.