Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1590 gjoba në trafik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 29 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.