Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për shtetasin e huaj që u gjet dje i vdekur në një shtëpi në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, fillimisht u raportuar se shtëpia ishte kapluar nga zjarri, e ku pas intervenimit të policisë, brenda shtëpisë është gjetur edhe një person i vdekur.
Trupi i të ndjerit është shkuar për obduksion.
Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë.
Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.