Deputeti nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkruar lidhur me vdekjen e tre personave në Liqenin e Badovcit mbrëmjen e së shtunës.
Haradinaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kërkon nga policia që të zbardhë rrethanat e rastit.
“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti.
Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, shkruan ai në ‘Facebook’.