Tre aksidente të ndara trafiku kanë ndodhur, gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Nga tre këto aksidente, përveç dëmeve materiale, ka pas edhe të lënduar që kanë kërkuar trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore, njofton Plus Tv.
Njoftimi i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Zhegër, Gjilan 27.11.2019-12:40. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues mashkull K/Shqiptar dhe një biçikletë pa targa dhe drejtues mashkull K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas marrjes së ndihmës së parë në QE në Gjilan lirohet për në shtëpi.
· Fsh. Gërmovë, Viti, 27.11.2019-13:30. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar drejtuesit e automjeteve të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në QE në Gjilan lirohen për në shtëpi.
· Rr. Zekeria Cana, Gjilan, 27.11.2019-16:10. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri prej drejtueseve të automjetit, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në QE në Gjilan lirohet për në shtëpi.