Një person ka mbetur i vdekur në Brezovicë si pasojë e një orteku të rënë.
Viktima bëhet e ditur të jetë Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
I njëjti mban edhe postin e zëvendësministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës.E nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se si ka ndodhur orteku.Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se orteku ka ndodhur jashtë stazave të skijimit.
“Orteku ka ndodhur jashtë stazave të skijimit në Brezovicë. Mund të konfirmojmë se viktima është zyrtar shtetëror”, ka thënë ai.