Policia e Kosovës, njësiti policia në komunitet dhe njësitet sektoriale nga sot kanë filluar me vizitat dhe takimet me pronarët e pishinave të cilat gjenden në komunën e Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se qëllimi i takimeve është që për së afërmi të njoftohen lidhur me masat të cilat janë ndërmarrë nga ana e tyre për ofrimin e sigurisë ndaj pushuesve apo personave qe frekuentojnë pishinat në ditët e verës.
“Nga ana e pronarëve jemi njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të gjithë ata që gjatë këtij sezoni i frekuentojnë pishinat në Komunën e Gjilanit”.
Policia e Kosovës është e gatshme që të bashkëpunojë dhe të ofrojë përkrahje në çdo kohë kur kërkohet ndihma jonë”, thotë zëdhënësi Hashani.