Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Twitter. Postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.
“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.
“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim, shkruan express.
Analistët kanë kritikuar këtë postim.
“Politika e jashtme me Google translate”, thotë gazetari Imer Mushkolaj.