Doris Pack, politikane gjermane dhe ish deputete e Parlamentit Europian, ka komentuar vendimin e taksës së Qeverisë së Kosovës për produktet serbe, ajo ka thënë se ky është mjeti i vetëm i për t’iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë me fqinjët. E quan të turpshëm mosheqjen e liberalizimit të vizave, shkruan Albeu, përcjell Albinfo.ch
Pack është shprehur se asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund ta çojë përparja ndarjen e Kosovës.
“Po, është e turpshme që ne ende e shtyejmë heqjen e vizave për Kosovën! Ata po ndihen të lënë anash, prandaj rritja e taksave për ta shihet si mjeti i vetëm për t’iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë së fqinjëve të tyre. Asnjë politikan i dijshëm dhe i arsyeshëm nuk mund ta çojë përpara seriozisht ndarjen”, ka shkruar Pack në Twitter.