By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Poneshi i Gjilanit, pjesë e programit të mbëltimit të 1 milion fidanë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Poneshi i Gjilanit, pjesë e programit të mbëltimit të 1 milion fidanë

Përditësimi i fundit: November 19, 2021 11:49 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, përfaqësuesit e “Ekipit të Gjelbër” nga Ambasada Amerikane, si dhe anëtarët e Shoqatës KUSA (Kosova United States Alumnis), kanë vizituar sot fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, ku kanë parë nga afër aktivitetet e pyllëzimeve vjeshtore që janë duke u realizuar në këtë zonë.

- Advertisement -

Në kuadër të projektit të pyllëzimeve, që implementohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës dhe MBPZhR-ja, do të mbillen 1 milion fidanë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Faton Peci theksoi se pyjet janë potencial i madh për zhvillim ekonomik dhe duke pasur parasysh këtë pyjet janë përfshirë si një nga prioritetet nacionale dhe janë paraparë një varg masash që do të ndërmerren.

“Duke marrë për bazë rëndësinë shumëdimensionale të pyjeve, që nga marrja e mandati tim kam ndërmarrë veprime konkrete që të ngrisim kontributin e sektorit pyjor në ekonominë kombëtare, nëpërmjet ofrimit të kornizës institucionale, dhe rregullativave mbështetëse. Në kuadër të këtij angazhimi gjatë këtij viti ne kemi finalizuar Strategjinë për Pyje 2021 – 2030, kemi themeluar Task Forcën Ndër-Institucionale për Pyje, si dhe po avancojmë legjislacionin përkatës respektivisht Ligjin për Pyje i cili është në proces të finalizimit”, ka thënë ministri Peci.

Ndryshe, sipërfaqja pyjore në Kosovë mbulon diku rreth 44 për qind të territorit dhe këto resurse natyrore me vlera të shumta sociale dhe ekonomike, janë pasuri kombëtare që kanë potencial të madh për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë.

Haradinaj tregon se çka i kërkuan gjermanët në takimin e djeshëm
Plagosen dy persona në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Ky është lojtari i Dritës i cili është infektuar me COVID-19
Ambasada gjermane e ndryshon aplikimin për termin dhe vizë
Dy shtetasve të Kosovës u sekuestrohen rreth 23 mijë franga të padeklaruara në portin e Durrësit
Artikulli i mëparshëm Lajm i hidhur: Dy muaj pas vrasjes së djalit, vdes babai i ish-kandidatit për kryetar, Astrit Ademajt
Artikulli tjetër Paralajmërohet valë e re e Covid-19 në Kosovë, sa vaksina janë në stok?

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.