Komandant i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri ka bërë një thirrje për rininë dhe prindërit kosovarë në edukimin më të mirëfilltë në shoqërinë tonë.
Me një status në Facebook, Gërguri ka thënë se rinia kosovare është në nivel shqetësues edukimi pasi që ata më shumë i gjen në rrugë, bastore, të përfshirë në vrasje e kërcënimi.
Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka thënë se interneti është faktori kryesor që shpien në orientimin e gabuar të rinisë kosovare.
Gërguri e ka fajësuar edhe shtetin për mosofrim të kushteve për investime të dobëta në arsim.
Ai ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim të ndërsjelltë për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë.
Ky është statusi i plotë i Amir Gërgurit:
Sjellja e të rinjëve sot në Kosovë!
Të gjithë prindërit dëshirojnë edukimin e mirë të fëmijëve, kështu që ata më vonë të jenë të mirë, të sigurt dhe të suksesshëm në jetë.
Mirëpo, nga kjo çfarë po shohim tani, si duket është e pamundur që të rinjtë tanë të jenë të mirë, te sigurt dhe të suksesshëm.
Fatkeqësisht, fëmijët/ të rinjtë tanë njëherë për njeherë janë larg edukimit të mirëfilltë dhe arsimimit të mirë.
Ata i gjenë kudo, përveç në rrugën e drejtë, dhe fatkeqësisht janë larg, shumë larg kësaj rruge. Shumicën nga të rinjtë, në vend se të jetë brenda hapësirave edukativo-arsimore, ata i gjenë; në rrugë, kafene, bastore, apo edhe në rastet më të këqija:në grabitje të armatosura, në drogë, në vrasje e kërcënime, apo edhe me vetura lluksoze e në vozitje të çmendura!
Por, më saktë, ajo çka na ka sjellë neve në këtë pikë, është padyshim fakti se fëmijët tashmë edukatën dhe mësimet nuk i marrin as nga familja as nga shkolla, por nga interneti: video të ndryshme të mbushura me dhunë, drogë, seks e prostitucion, vrasje etj etj. Fëmijët tanë po rriten në youtube dhe rrjete sociale ( facebock, instagram, twitter etj), mësimet e para po i marrin nga aty, po formohen dhe edukohen nga aty. Pra, duke parë dhe u rritur me dhunë, ata po bëhën të dhunshëm. Sepse, dhuna vetëm dhunë sjell.
Por, a qëndron barra vetëm tek familjet/ prondërit?
Sigurisht, që jo! Barra e përgjegjësisë qëndron edhe te shteti. Pse? Sepse, shumë pak ose hiç nuk investohet në arsim, dhe pothuajse ështe shkaterru i tëri.
Gjithashtu, bazuar në atë se Kosova ofron shumë pak ose nuk ofron hiç aktivitete kulturore, sportive dhe rekreative që të rinjtë të kalojnë kohën e lirë, ka bërë që të rinjtë detyrimisht t’i nënshtrohen një rruge të tretë, asaj më të keqës. E sigurisht, permes shkaterrimit te arsimit, dhe veshtirësive ne punësim, ka pakënaqësi dhe vështirësi të mëdha për jetesë, te secila familje…ku, shkak i jetës së rëndë, nuk iu ka mbetë hepësirë që ti edukojnë në mënyrën e duhur fëmijet e tyre.
Duke u bazuar në të gjitha këto, të gjithë duhet t’i kthejmë sytë drejt këtyre problemeve, dhe sa më shpejt të bëjmë diçka që ta ndryshojmë këtë. Nuk mjafton vetëm siguria, dhe intervenimet e institucuioneve të sigurisë, që po bëjnë të pamunduren për të ofruar siguri, sepse sado efektive dhe të sakta që janë për momentin, për të ardhmen nuk vlejnë, sepse janë me shumë sanksionuese sesa parandaluese. Andaj, institucioneve të sigurisë, iu duhet edhe mbështetja e atyre të lartëpermendurave.
Ajo çfarë i duhet kësaj rinie, është një edukim dhe arsimim i mirë, dhe jo një sanksion, kështuqë t’i përqendrojmë të gjitha energjitë në këtë drejtim, sepse vetëm kjo është rruga e duhur për ardhmën, për një të shoqëri të shendoshë