Klubi i futbollit Gjilani ka zyrtarizuar sot vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Aridon Bllaca, i cili ka nënshkruar kontratë të re që e mban në skuadër deri në vitin 2027.
Bllaca kishte kontratë me klubin deri më 30 qershor 2024, ndërsa me marrëveshjen e re, ai do të vazhdojë të mbrojë portën e Gjilanit edhe për tri sezone të tjera.