Portugalia është shpallur kampione e Nations League, pasi ka triumfuar ndaj Spanjës në finalen dramatike të zhvilluar në “Allianz Arena” të Munich.
Fituesi është përcaktuar vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet kanë përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.
Në penallti, portugezët janë treguar më të saktë, duke fituar me rezultat 5-4. Vendimtar për trofeun ka qenë gabimi i Morata për Spanjën, ndërsa Neves ka shënuar penalltinë e fundit për Portugalinë, duke vulosur suksesin.
Ndeshja ka qenë e mbushur me emocione dhe kthesa. Spanja ka kaluar e para në epërsi në minutën e njëzet e një me golin e Zubimendi, por Portugalia ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e njëzet e gjashtë me Mendes. Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e dyzet e pestë, Oyarzabal e ka rikthyer avantazhin për spanjollët.
Portugalia nuk është dorëzuar. Në pjesën e dytë, në minutën e gjashtëdhjetë e një, Cristiano Ronaldo ka realizuar për 2-2, duke rikthyer baraspeshën. Deri në fund të kohës së rregullt e më pas në vazhdime, të dy ekipet kanë bërë përpjekje për të ndryshuar fatin e finales, por pa sukses.
Në minutat e fundit, Cristiano Ronaldo është zëvendësuae pasi nuk është ndjerë mirë.
Pak orë më herët, në ndeshjen për vendin e tretë, Franca e ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0.
Finalja Portugali – Spanjë shkon në vazhdime
Nëntëdhjetë minuta nuk kanë dhënë fituesin e finales së Nations League mes Portugalisë e Spanjës dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.
Takimi në kohën e rregullt në “Allianz Arena” është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Përballja ka qenë e e mbushur me emocione dhe kthesa dramatike. Spanja ka kaluar e para në avantazh në minutën e njëzet e një, falë golit të Mikel Zubimendit, i cili ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen portugeze. Por reagimi nga ana tjetër ka qenë i shpejtë. Në minutën e njëzet e gjashtë Mendes e ka barazuar rezultatin në 1-1.
Megjithatë, pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 2-1 të Spanjës, pas golit të Mikel Ojarzabal në minutën e dyzet e pestë.
Në pjesën e dytë, Portugalia e ka nisur ndeshjen më mirë. Cristiano Ronaldo ka shënuar në minutën e gjashtëdhjetë e një, duke rikthyer shpresat për portugezët.
Pjesa tjetër e kohës ka njohur përpjekje të dyanshme për ta ndryshuar sërish rezultatin, por jo edhe finalizime, duke hapur rrugën që ndeshja të shkojë në vazhdime. Në rast se as në vazhdime nuk ndryshon rezultati, atëherë skuadrat do të detyrohen të gjuajnë penalltitë për ta përcaktuar fituesin.
Gjatë ditës, në ndeshjen për vendin e tretë, Franca e ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0. /RTK/