Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë me datën 22.08.2022 gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar personin dyshuar Shqiptar Kosovar O.B. (1988) tek i cili është gjetur një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuan.
Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar nga i dyshuari për procedim të mëtejmë ligjor.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan.