Punëtorët e Postës së Kosovës kanë nisur sot grevën tërëditore të paralajmëruar.
Kjo grevë vjen pas asaj dyorëshe të mbajtur ditë më parë, transmeton Klan Kosova.
Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës, kanë arsyetuar këtë grevë duke thënë se është sensibilizim i institucioneve përgjegjëse për tejkalimin e krizës financiare në këtë ndërmarrje publike.
Për pasojë sindikata ka paralajmëruar se nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare derisa të plotësohen kërkesat e tyre.