Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
Drejtor Teknik.
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 1 (një).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Kryeshefi Ekzekutiv.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 3 (tre) muaj).
– Paga bazë: 1152.00€ (bruto)
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë universitare – fakulteti i inxhinierisë ndërtimore – drejtimi hidroteknikë.
– Përvoja e punës: 5 vite punë profesionale, me së paku tri /3/ vite përvojë pune në menaxhim në fushën përkatëse.
II.II. Kushtet e veçanta:
Njohja e fushës së veprimtarisë hidroteknike;
Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional;
Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
Të mos jetë nën hetime apo të ketë qenë i dënuar për ndonjë vepër penale;
Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
Njohja e programeve aplikative WaterCad, GIS, AutoCad, SewerCad;
Të sigurojë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me palët e interesit gjatë zbatimit të projekteve infrastrukturore;