Shkruan: Avni Rudaku
Shportat e institucioneve lokale, prapa qendrave të mëdha tregtare dhe në disa lagje urbabe të Gjilanit të banorëve të objekteve të mëdha banesore midis shtëpive të mëhershme e më të vogla, mbesin me menaxhim të dobët.
Mbrapa Teatrit të qytetit, është një rrugicë me parkingun e këtij institucioni, me një parking privat përballë tij, në anën e poshtme mbrapa Stacionit të Policisë, është edhe parkingu i DKRS-së e objekteve të tjera komunale, dhe më sipër rrugicës së pamirëmbajtur, është edhe një parking tjetër privat. Në këtë rrugicë përveç që është tollovi e madhe parkingje veturash në rrugën e ngushtë, banorët meritojnë kujdes shumë më të lartë nga qeverisja lokale e Gjilanit.
Shportat e mbeturinave si në foto, janë në gjendje të mjerueshme, ku hidhen edhe shtretër dhomash e mbeturina që nuk i zënë as shportat ekzistuese.
Kjo lagje është e shëmtuar, mezi e kalueshme për këmbësorë e shoferë.
Në këtë lagje, pavarësisht pritjes për një projekt madhor edhe të një bulevardi të ri, me prishje eventuale të objektit të burgut e Stacionit të Policisë, nuk duhet të mbetet ashtu deri në finalizim të gjatë të bulevardit.
Një lagje urbabe prapa Teatrit të qytetit, nuk duhet të mbetet në këtë gjendje të shëmtuar. Edhe Teatri i qytetit duhet urgjentisht ta transformojë sistemin tradicional të ngrohjes me oxhakun ndotës e aestetik, bashkë me DKRS-në.
Lagjja prapa aq shumë objekteve komunale, objektit shumëbanesor e të lartë pas prishjes së kinemasë së qytetit, me aq shumë parkingje publike e private, meriton një intervenim urgjent.
Në këtë lagje, vijnë dhe e shohin edhe shumë turistë, kryesisht artistë gjatë festivalit teatror të Talias së Flakës, prandaj krijon përshtypjen e një qyteti me menaxhim katastrofal urban.
Ndërhyni, shpejt!