Pas humbjes së jetës së Arian Dacit, e ka kujtuar edhe poetja, Naime Beqiraj.Ajo ka theksuar se Ariani ishte djali i vetëm i Familjes Daci, derisa e ka kujtuar edhe kohën kur kishte banuar në shtëpinë e babit të Arianit, Nexhat Dacit.
Shënimi i plotë:
I qetë, i edukuar, djalë hasreti të cilit as zëri nuk i ndihej në shtêpinë e madhe katërkatëshe në Velani. Arian Daci ishte vetëm 11 vjeç kur prindët e tij Akad.
Nexhat Daci dhe zonja Zinete Daci më kishin zgjedhur (me propozim të Bekim Lumit) të banoja në shtëpinë e tyre. Ishte viti 1990 dhe kur i larguan studentët nga konviktet dhe qytetarët e Prishtinës i kishin hapur dyert e zemrat për ne. Familje për lakmi, mikpritëse sa ndjehesha si pjesë e tyre; vajza që mësonin me zell Edi Daci-Prapashtica dhe Majlinda, plot hir e dituri e plot ambicje.