Premton Muja është emëruar trajner i ri tek juniorët e SC Gjilanit.
Muja më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kosovë e Shqipëri, gjithashtu karrierë ka bërë edhe jashtë vendit, shkruan Gazeta Sheshi.
‘Arusha’ siç e njohim në futbollin kosovar ka qenë njëri ndër sulmuesit më cilësor që nga pas lufta.
Lajmin e ka konfirmuar Muja përmes një postimin në rrjetin social ‘Facebook’.
“Nga sezoni i vitit 2020-2021 do të jem trajner i juniorëve të Sc Gjilanit, të gjeneratës U-19.
Besimin që ma ka dhënë klubi do të mundohem ta kryej si është më së miri, që përgjegjësia dhe detyrat të kryhen sipas objektivave të klubit. Personalisht falënderoj të gjithë një nga një, nga presidenti Florim Zuka, gjithashtu drejtorët e klubit, Sevdail Robelli, Sallah Sherifi, Naser Ajeti, koordinatorin e shkollës, Sadullah Ajeti dhe përgjegjësin për juniorë, Kenan Ahmeti. Stërvitjet kanë filluar sot, ku në ditët në vijim kemi seleksionim të lojtarëve nga klubet e ndryshme, ku pikërisht seleksionimi po kryhet nga 5 trajnerë të shkollës së futbollit me përpikëri të lartë.
Suksese për të gjithë, të bashkuar ecim përpara!”, shkruan Muja në profilin e tij në “Facebook”.