Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues nga Presidentja Osmani.
“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga presidentja Osmani brenda afatit kushtetues”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media pranë Presidencës.
Presidentja Osmani në afat prej 30 ditëve prej certifikimit të rezultateve mund të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit për dhënien e betimit të deputetëve.