Një kërkesë interesante dhe e lezetshme ka ardhur këto ditë nga ana e shoqatës së personave me sindrom daën, konkretisht nga një tizofe e madhe, një “dardane” e vërtetë e cila i ka bërë lutje Federatës së Futbollit të Kosovës dhe presidentit Ademi që për ndeshjet kur luan Kosova, të kenë edhe ata bileta falas, që të jenë pjesë e tifozerisë nëpër stadiume. Këtë kërkesë, vajza në fjalë e ka bërë përmes një mediumi vendor, për cka ka reaguar menjëherë presidenti i FFK-së z. Agim Ademi.
“Po patjetër, jam krenar që jam në drejtim të një institucioni, nën ombrellën e së cilës është kombëtarja, e që dashuria për ta ndjekur performancën e tyre është kaq e madhe edhe tek kjo pjesë e shoqërisë tonë. Jam i lumtur tu ju njoftoj se jam i gatshëm të ndajmë një sasi të biletave për vajzën në fjalë dhe disa shokë e shoqe të saja, në mënyrë që ndeshjet e “dardanëve” tanë, të jenë edhe më të zjarrta me prezencn e tyre në tribuna”, ka thënë z. Ademi.
Presidenti Ademi do t’u japë falas bileta për kombëtaren, fëmijëve me sindrom down
Ndani këtë artikull