Donald Trump, është Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai po ashtu është një ndër ndërmarrësit më të njohur amerikan, i kohës moderne.
Show man i kategorisë së parë, njeri i vendimeve të shpejta dhe kontraverze. Donald Trump arriti të hyjë në historinë e kohës moderne, duke u takuar me Presidentin e Koresë Veriore, Kim Jong- un.
Ishte një takim i nivelit të lartë në mes të dy shteteve. Aty presidenti Trump dhe Kim Jong-un diskutuan për shumë gjëra, por fokusi kryesor ishte tek armët bërthamore, ku në parim u arrit marrëveshje që Koreja Veriore të kalojë përmes një procesi të demilitarizimit nuklear, në këmbim të ndihmave financiare nga bota demokratike.
Prandaj nëse kjo marrëveshje arrin të zbatohet, padyshim që President Trump do të mund të krenohet për arritjen më të madhe në frontin e politikës së jashtme amerikan të shekullit 21, apo lirisht mund të themi se nëse Presidenti Trump arrin që ta çarmatos (nëse ka pasur armë bërthamore) Koren Veriore, padyshim që do të duhej që të mer çmimin ‘Nobel’ për paqe.
Gjatë procesit zgjedhor amerikan para dy viteve, ku u zgjedh President, z. Trump, ka pasur shumë të panjohura rreth qëndrimit që dotë ketë z. Trump si President i Shteteve të Bashkuar të Amerikë. Ai poashtu kishte bërë shumë premtime populliste në atë kohë, si: ndërtimi i murit me shtetin e Meksikës, dalja nga marrëveshja e Parisit për klimë, rishqyrtimi i politikave ndaj imigracionit, rishikimi i pozicionit ndaj NATO-s (sidomos ndaj shteteve baltike), rishikimi i taksave biznesore ndaj shteteve të caktuara, anulimi i sistemit shëndetësor ‘OBAMACARE’, rishikimi i politikave amerikane në relacion me shtetet si Rusia, Kina, Korea Veriore, Irani etj.
Tash së fundi, duke u bazuar në disa të matura të fundit që zbatohen nga institucionet e mirënjohura amerikane, gjegjësisht ‘Gallup’, Presidenti Trump është duke performuar aq mirë në relacion me ekonomin amerikane, sa që gazeta e mirënjohur amerikane ‘ New York Times’ ka mbetur pa fjalë (pasi që dihet botërisht që kjo gazetë ka qenë hapur në mbështetje të Hillary Clinton). D.m.th. që nga ardhja e Presidenti Trump si President i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, afër 3 milion vende të reja të punës janë krijuar. Papunësia në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, është në nivelin më të ultë që nga viti 2000, e sidomos me fokus të veçanta tek afro-amerikanët dhe tek komuniteti aziatik.
Në bazë të informatave që janë ofruar nga institucionet relevante amerikane, vërehet se Presidenti Trump, ka fituar një mbështetje të gjerë tek elektorati, e sidomos tek elektorati Republikan. Këto të dhëna paraqiten pas vendimeve të cilat ai i ka marrë gjatë kësaj periudhe dy vjeçare, e ndër to janë, vendosja e tarifave ekonomike ndaj disa vendeve, e sidomos ndaj Kinës, Unionit Evropian e së fundi ndaj Kanadasë. Shfuqizimi I vendimit të Presidentit Obama, për nxehjen globale, ndalesa e udhëtimit për disa shtete, njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, sulmi ndaj shteti të Sirisë (pas përdorimit të armëve kemikale) etj.
Të gjitha këto vendime do të kenë një impakt për partinë Republikane e sidomos pasi që në fund të këtij viti kalendarik do të kemi zgjedhje ti cilat i njohim me emrin ‘midtermelection’ ku do të kemi zgjedhje për Kongresin Amerikan, Dhomës së Përfaqësueseve dhe Senatit amerikan.
Partia Republikane, do të fokusohet që të mbaj Kongresin, kurse Senati për momentin shihet si një beteja e sigurt e fituar nga partia Republikane, beteja elektorale do të jetë tek Dhoma e Përfaqësueseve.
Mbetet të shihet se si do të reflektojnë të gjitha këto veprimet apo vendime, që janë marrë nga Shtëpia e Bardhë, gjegjësisht në këtë rast nga Presidenti Trump.
Shkruar nga:
Flurim Arifi
Presidenti i 45-të i SHBA-ve, z. Donald Trump
Ndani këtë artikull