Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për shkak të nevojave të FSK-së dhe situatës aktuale ndërkombëtare, e kanë themeluar Fondin e Sigurisë.
Kurti në një postim në Facebook tha se ky vendim u mor pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë. Me financat e mbledhura, Qeveria synon t’i përdor sipas strategjisë së sigurisë shtetërore të Kosovës.
Ndër të parët që kanë kontribuuar në këtë Fond është edhe kompania “Cima Construction” e cila drejtohet nga presidenti i KF Ballkanit, Arsim Kabashi.
Kjo kompani ka dhuruar 25 mijë euro për Ushtrinë e Kosovës në këtë Fond.
“Të kontribuojmë për vendin jemi të obliguar të gjithë. Me kënaqësinë më të madhe kontribuojmë në Fondin e Sigurisë”, ka shkruar Kabashi në profilin e tij në Facebook.