Ilir Daja do të vazhdojë të jetë trajner i Ballkanit. Trajneri nga Shqipëria ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën deri në vitin 2026.
Lajmi është konfirmuar të hënën pasdite nga klubi në rrjetet sociale.
Komunikata e plotë:
Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.
Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.
Ne i kemi besuar të na prijë betejave.
Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!
Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh 🧡🖤
Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.
Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!
Na priftë e mbara!
#FCBallkani
#TheCoach