Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli ka reaguar pas zhgënjimit në finale të Kupës së Kosovës, ku skuadra e tij u mposhtë 2:1 nga Llapi.
Murseli në një postim në Facebook, ka shkruar se Drita është mbi gjithçka:
DRITA mbi gjithçka
Të dashur sportdashës dhe simpatizantë të DRITËS, mbrëmë nuk ishte nata jonë më e mirë, po ky është futbolli/sporti dhe duhet ta pranojmë.
Ky dështim do të na shërbejë si motiv drejt sukseseve në sfidat e rradhës.
Një gjë është e sigurt, asnjë humbje nuk e zvoglon dashurine ndaj klubit dhe as fitorja nuk e shton atë.
FC DRITA peshon më shumë se një trofe apo titull dhe e tillë do të jetë gjithmonë.
Forca djema, forca DRITA