Pas kualifikimit historik të FC Dritës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ka reaguar presidenti i klubit, Valon Murseli.
Në një status , Murseli ka theksuar se ky sukses është rezultat i nëntë viteve përpjekje, mundi dhe sakrifice nga futbollistët, stafi dhe drejtuesit e klubit.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje të madhe, duke e cilësuar këtë si vetëm fillimin e rrugëtimit evropian të klubit gjilanas.
Statusi i plotë:
Për netë magjike evropiane si kjo e sontit jemi në krye të Dritës… pas 9 viteve përpjekje e pritje, më në fund jemi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Jam shumë i lumtur së bashku me Flamur Bunjakun që klubin tonë më në fund e kemi në një garë evropiane. Mundi, sakrifica e futbollistëve e stafit drejtues ndër vite u shpërblye. FALEMINDERIT të gjithë futbollsitëve e stafit drejtues, faleminderit tifozëve tanë fantastik. Faleminderit Feti, Valon, Jetmir, Fatos e Ilaz. Ky është vetëm fillimi, Drita do të shndritë edhe në Evropë. Drita, krenaria e qytetit. I juaji, Valon Murseli.