Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ka organizuar një takim ku ka pritur liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Kosova shkruan Radio Star.
Nussbaumer ka shprehur interes për zhvillimet politike dhe progresin në Kosovë.
Në këtë vizitë tre-ditore ishin të pranishëm Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, si dhe Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Haziri falenderoi Zvicrën dhe bashkatdhetarët që jetojnë atje për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj atdheut.
Ai theksoi se një pjesë e madhe e gjilanasve jetojnë në Zvicër dhe ata janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të Anamoravës dhe Kosovës në përgjithësi./radiostar/