Presidenti i klubit Florim Zuka është takuar me homologun e tij Oleg Chramov, i cili është në krye të klubit FK Liepaja nga Letonia, kundërshtari i SC Gjilanit në rundin e parë kualifikues në UEFA Conference League.
Takimi është zhvilluar në hapsirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, teksa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të dy klubeve.
Në shenjë nderimi, presidenti Zuka dhe klubi i Gjilanit dhuruan mirënjohje dhe dhurata modeste për miqtë e rinj evropian.
Organizimi i ndeshjes u vlerësua jashtëzakonisht lartë nga mysafirët dhe zyrtarët e UEFA-së.