Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Begaj do të pritet në takim nga homologia e tij, presidentja Vjosa Osmani.
Takimi do të fillojë në orën 11:00 në Presidencë.
Presidenti Bajram Begaj do ta vizitojë Kosovën një ditë para Ditës së Pavarësisë, ndaj kjo parashihet të jetë edhe arsyeja e vizitës.
Ndërkaq, Begaj, vizitën e tij të fundit në Kosovë e kishte bërë në gusht të vitit të kaluar.