Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, në fjalimin e tij në Sinj të Kroacisë, ku u zhvillua gara e kalorësve Alka e Sinjit, ka folur edhe për Kosovën, duke e quajtur vend mik.
Në fjalën e tij, siç raporton Index.hr, Milanoviq përshëndeti veçanërisht Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, “vendit tonë mik, i cili pati një fat të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne kroatët”.
“Ne filluam vështirë, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq qëndruan duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me mbështetje të madhe që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata i janë lënë vetvetes, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur.