Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që nesër do të rikthehet në Kosovë. Ai për katër ditë me radhë u intervistua nga Zyra e Prokurorit Special e Gjykatës Speciale.
Thaçi do të arrijë në Prishtinë ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.
Ai pas intervistimit tregoi se çka u pyet nga prokurorët.
Po ashtu, Thaçi pritet që të tregojë vendimet e tij të ardhshme politike.
“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm” ka thënë Thaçi sot pasi ka kryer intervistimin në Hagë
Presidenti pranoi ftesë nga Specialja, pas publikimit të propozim aktakuzës më 25 qershor. Zyra e Prokurorit Special publikoi aktakuzën për Thacin, kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, dhe nëntë anëtarë tjerë të UÇK’së emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur.
Presidenti kishte deklaruar se në momentin kur të njëjtit t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja do ta lirojë pozitën e presidentit