Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për RTKlive, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka bërë të ditur ai.
Pas dekretimit të presidentes, Ligji për Pagat në Sektorin Publik, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe pas një muaj hyn në fuqi.
Ligji për Paga u aprovua në Kuvend në muajin e kaluar, ndonëse pati pakënaqësi nga shumë organizata sindikale./rtklive/