Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që ditën e nesërme ta shpall ditë zie në Kosovë shkruan Radio Star.
Këtë vendim e ka marrë pas dy vrasjeve të fundit të cilat ndodhën në vendin tonë, para pak ditësh u vra një vajzë në Ferizaj, kurse sot një tjetër vrasje ka ndodhur në qytetin e Pejës, burri vrau gruan e tij.
Vendimi i Presidentës:
Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!