Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i fuqishëm i ndërtuar ndër vite.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës në proceset e saj historike për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ajo theksoi rëndësinë e përkrahjes gjermane edhe në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua edhe rolit të diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.
Po ashtu, palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.










