Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Panairin e Librit, që po mbahet në Prishtinë.
Ajo ka publikuar pamje prej atje, ku shihet se ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e tyre.
Osmani krahas fotografive të publikuara, ka thënë se nuk ka teknologji që mund të zëvendësojë ndjesinë e leximit të librit.
“Panairi i librit në Prishtinë!
Nuk ka teknologji apo inovacion që mund të zëvendësojë ndjesinë që i jep shpirtit leximi i librit.” – ka shkruar ajo.