Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e shënimit të 22 vjetorit të sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo datë ka ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë.
Ajo ka thënë se Kosova sot nderon viktimat e këtij sulmi dhe riafirmohen përpjekjet e vendit tonë për vlerat që definojnë miqësinë me Amerikën.
“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm. 🇽🇰🇺🇸“, ka shkruar presidentja.