Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në Kosovë janë shënuar 2,364 raste të dhunës ndaj grave në dhjetë muajt e parë të vitit 2022.
“Edhe sot u zgjuam me lajmin e kobshëm të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
“Seksizmi po vret. Mjaft është mjaft. Dhuna ndaj grave është plaga jonë e përbashkët, andaj luftimi i saj duhet të jetë rezultat i angazhimit të përbashkët të grave dhe burrave. Le të mos mbetet asnjë gurë i palëvizur derisa të mos sigurojmë e garantojmë jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave tona”.