Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani dhe Kurti së bashku janë nisur drejt Amerikës, saktësisht në Washington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.
“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”,thuhet në njoftimin për media.