Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Samitin për Ukrainën që pritet të mbahet të mërkurën në Shqipëri, Tiranë.
Kjo është konfirmuar nga këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt”, tha Kupina në një përgjigje për teve1.info.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas.
Presidentja Osmani, në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka thënë se qëndrojnë me Ukrainën sepse e dinë se si është të paguash çmimin më të lartë për liri.