Presidentja Vjosa Osmani do të nis sot vizitën shtetërore në Zvicër.
Osmani ka shkuar me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter.
Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern.
Në kuadër të agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të mbajë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe PKeller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen.