Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nuk e ka bërë dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.
Në konferencë për media ajo ka thënë se ka bërë vlerësimin e procedurave, ku thekson se janë bërë 10 shkelje, njofton KlanKosova.tv.
“Sot e kam njoftuar KPK-në, duke pasë parasysh shkeljet që janë bërë, jam obliguyar që të mos e bëj dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të datës 8 prill 2022”, ka thënë Osmani,
“Kam ftuar KPK-në që të ndjekë procedurat kushtetuese dhe ligjore që janë në funksion të integritetit dhe funksionimit të këtij institucioni”.