Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është mishërim i demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, vlera këto mbi të cilit tha se bazohet Këshilli i Europës.
Osmani përmes Facebook-ut u shpreh optimiste për pranimin e Kosovës në KE
DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT. Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, shkroi Osmani.
Paraprakisht për këtë u deklarua edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti tha se anëtarësimi në Këshillin e Europës “është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”./express/