Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor, rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.
Pas takimit bilateral, presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.
Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.