Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ia ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, para katër ditësh.
Në letrën e publikuar shihet se Trump e ka nënvizuar pjesën ku e quan Osmanin mike të vërtetë të ShBA’së.
Osmani e ka falenderuar Trump për përkrahjen e tij dhe fjalët e tij për partneritetin me Kosovën, teksa ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me ShBA’të, në çdo sfidë e sukses.
“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, ka shkruar Osmani.
Përmbajtja e plotë e letrës:
E nderuar Zonja Presidente,
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve nga vende të tjera përveç vendit tuaj, një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëheqja juaj në këtë çështje është një dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit kosovar.
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të çojmë përpara qëllimet tona të përbashkëta.
Faleminderit sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për qëndrimin tuaj si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Pres me padurim të punoj ngushtë me ju në vitet në vijim.
Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve më të mira.